Masakra/Vriten dy motrat, vëllai dhe e dashura e tij, plagoset rëndë foshnja

Një vrasje e tmerrshme në masë ka rezultuar me vdekjen e një vajze 16 vjeçare, dy grave dhe një burri në një ekzekutim të dyshuar të gangsterëve në Argjentinë.

Një djalë 18-muajsh i vogël, i cili ishte qëlluar gjithashtu në masakër, ka mbijetuar pavarësisht se është plagosur rëndë.

Agresorët qëlluan gruan dhe djalin e saj foshnje, motrën që jetonte me të, vëllanë, si dhe të dashurën e tij, që jetonin aty pranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia tha se të paktën 30 të shtëna u shkrepën në drejtim të pesë anëtarëve të familjes.  Ata besojnë se ishte një sulm hakmarrës i lidhur me trafikimin e drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktima u emërua si Danila Evelyn Gimenez, 26 vjeç, motra e saj Carla Gianella Cisneros, 16 vjeç, vëllai i saj Nahuel Alejandro Cisneros, alias ‘Francis’, 20 vjeç dhe e dashura e tij, Daniela Eliana Figueroa, 22 vjeç.

Djali 18-muajsh, u dërgua me urgjencë në Spitalin Santamarina të qytetit Monte Grande, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fqinjët përshkruan dy të armatosur që qëlluan me armë në ndërtesë. Sipas tyre, nga të shtënat u thye gjithçka, ndërsa dy bashkëpunëtorë prisnin në një makinë jashtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?