Matteo Renzi si Obama, e ardhmja në Netflix?
Ish-kryeministri italian dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Matteo Renzi, i cili aktualisht është senator i parlamentit italian, synon të nisë një karrierë televizive.
Sipas mediave italiane, politikani italian po përgatit një program televiz të ideuar së bashku me menaxherin e njohur Lucio Presta dedikuar bukurive natyrore të territorit italian. Me shumë gjasa pritet që ky program të transmetohet në platformën dixhitale Netflix.
Ish-lideri i demokratëve italianë pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet elektorale të 4 marsit. Pas dorëheqjes nga drejtimi i partisë së tij duket se po largohet çdo ditë e më shumë nga kjo forcë politike.
Në zgjedhjet në nivel lokal të zhvilluara një javë më parë në disa komuna italiane, Matteo Renzi, qëndroi larg fushatës elektorale e deri më tani nuk ka asnjë deklaratë apo përfshirje të tij në përgatitjet e Kongresit të ardhshëm të Partisë Demokratike.
Duket se ish-kryeministri italian po përpiqet t’i qëndroj larg debateve politike e të përqëndrohet në një karrierë të re, kësaj herë në botën e televizionit.
Sipas mediave vendase, Matteo Renzi, projektin e tij televiziv të cilin do ta realizojë në bashkëpunim me mikun e tij Lucio Presta, një nga menaxherët më të mëdhenj të botës televizive italiane i emrave si Roberto Benigni e Paolo Bonolis.
Në vitin 2016, Lucio Presta, pati një karrierë të pa suksesshme politike duke kandiduar në rradhët e Partisë së Renzit si kandidat për kryetar bashkie në qytetin e Katanzaros.
Ambicia televizive e ish-kryeminsitrit Renzi është parë dhe në rininë e tij, kur në vitin 1994 ka marrë pjesë si konkurent në programin televiziv Ruota della fortuna, drejtuar nga prezantuesi i madh italian Mike Buongriono.
Madje ka dale fitues në këtë garë me një shumë prej gati 48 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

