Mattis: Rusia nuk mund ta zëvendësojë SHBA-në në Lindjen e Mesme

SHBA-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis u ka thënë liderëve arabë se Rusia nuk është zëvendësim për Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme, pas ndërhyrjes ushtarake të Moskës në Siri.

“Prania e Rusisë në rajon nuk mund të zëvendësojë përkushtimin afatgjatë, të qëndrueshëm dhe transparent të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme”-u shpreh Mattis më 27 tetor, në një takim në Manama të Bahrejnit., raporton REL.

Rusia dhe Irani mbështesin regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad, në luftën civile shtatëvjeçare që ka lënë mbi 300 mijë persona të vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mattis tha në konferencën për dialog në Manama se “oportunizmi dhe vullneti i Moskës për të mos shikuar veprimtaritë kriminale të Assadit kundër popullit të tij, dëshmon mungesën e angazhimit të sinqertë ndaj parimeve themelore morale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekretari Mattis tha se mbështetja e Iranit për regjimin sirian “së bashku me vetot e përsëritura të Rusisë ndaj rezolutave të OKB-së, është arsyeja kryesore që Assadi vazhdon të qëndrojë në pushtet”.

Mattis po ashtu ka paralajmëruar se incidentet të tilla si vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi minojë stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe se Shtetet e Bashkuara do të marrin masa shtesë ndaj përgjegjësve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?