May: 95% e marrëveshjes së Brexit është arritur

Theresa May është shprehur se do të “shqyrtojë çdo mundësi të mundshme” për të zhbllokuar bisedimet e Brexit.

Kryeminsitrja britanike u tha deputetëve se 95% e kushteve për daljen nga BE janë pranuar, por kufiri irlandez mbetet një pikë kyçe përplasjeje.

Ndërsa Bashkimi Europian dhe Britania janë të gatshme të marrin në konsideratë zgjatjen e periudhës së tranzicionit përtej vitit 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama

May u shpreh se gjithçka duhej të përmbyllej shumë më përpara majit të vitit 2022.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koordinatori i Brexit në Parlamentin Europian, Guy Verhofstadt, tha se marrëveshja e tërheqjes ishte 90% e plotë, dhe jo shifra prej 95% e dhënë nga May.

Kufiri irlandez mbetet një pengesë e madhe, tha ai në një komitet në Strasburg. Por Verhofstadt shtoi se ishte i bindur se një marrëveshje mund të arrihej përpara samitit të BE në dhjetor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?