May apo Leadsom?! Britanikët do të qeverisen nga një femër
Theresa May dhe Andrea Leadsom do të përballen në garën për kreun e Partisë Konservatore dhe gjithashtu për postin e Kryeministrit të vendit, pas eliminimit nga gara të Ministrit të Drejtësisë Majkëll Gove.
Ministrja e Brendshme May mori 199 vota, ajo e Energjsë Leadsom 84, kurse Gove vetëm 46 vota.Konservatorët tashmë do të vendosin për fituesin më 9 shtator.
Fituesja do të jetë Kryeministrja e dytë femër në Britaninë e Madhe pas Margaret Theçer.
Ajo do të zëvendësojë David Cameron, i cili dha dorëheqjen mënjëherë pas rezultatit të referendumit të 23 qershorit, i cili vendosi edhe shkëputjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
Duke folur pas publikimit të rezultatit, zonja May tha se kishte siguruar mbështetje nga të gjitha krahët e Partisë Konservatore dhe premtoi unitetin e partisë.
Ajo premtoi një lidership të fortë për të negociuar daljen e Britanisë ng unioni me qëllim shndërrimin e Britanisë në një vend jo vetëm për disa të privilegjuar, por një vend të privilegjuar për të gjithë.
Kurse menaxheri i fushatës së Leadsom Tim Loughton, tha se ajo do të sjellë një “bazë të aftësive të freskëta në Doëning Street”.
Goove u shpreh se natyrisht ndjehet i zhgënjyer që nuk arriti të ishte mes kandidatëve përfumdimtarë, megjithëse i cilësoi dy pretendentet si politikane të shkëlqyera.
Ai e mirëpriti faktin se Britania e Madhe mund të ketë një tjetër Kryeministre femër pas Margaret Theçer dhe kërkoi që debati të jetë i civilizuar, pozitiv dhe me nota optimiste.
Të drejtën e votës do ta kenë anëtarët e Partisë Konservatore që kanë të paktën 3 muaj që janë pjesë e kësaj force politike.
KOHA JONË SONDAZH

