May i mbijeton mocionit të mosbesimit

Kryeministrja e Britanisë, Tereza May, fitoi mocionin e mosbesimit me 325 vota pro saj dhe 306 kundër.

Deputetët rebelë të konservatorëve dhe të Partisë Demokratike Unioniste, të cilët kishin votuar kundër planit të saj për Brexit, këtë herë votuan që ajo të vazhdojë të udhëheqë vendin.

Gjatë një debati që zgjati gjashtë orë, drejtuesi i laburistëve në opozitë, Xheremi Korbin, tha se administrata e Mejit e kishte humbur të drejtën për të qeverisur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia e tij nuk e përjashton mundësinë që të bëjë kërkesa të tjera për votë mosbesimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?