Mbi 100 vjeç dhe bashkë kanë 96 vite martesë (FOTO)
Rrallë here dëgjojmë të tillë historike, e cila është veç se një mrekulli. Historia e këtij çifti nga Kina, ka prekur zemrat e të gjithëve, pasi pas dekadave jetë, ata kanë një sekret. Çifti ka mbi 96 vjet që jetojnë së bashku dhe mbështesin njëri-tjetrin me shumë dashuri.
Gruaja e cila ka 103-vite jetë, u zhvendos në ditën më të trishtë të sajën, tek shtëpia e një familjeve, e cila kishte dhe burrin e saj 102-vjeçar. Gjithçka nisi kur ajo ishte vetëm 6 vjeçe pasi prindërit e saj vdiqën, raporton “Huanqiu”, ajo u zhvendos tek kjo shtëpi.
Sipas një tradite kineze, vajza u adoptua nga një tjetër familje dhe kur të rritej do të martohej me një nga djemtë e kësaj shtëpie. Fotot e publikuara nga mediat kineze tregojnë çiftin që jeton në qytetin Suqiao në provincën e Guangxi-së. Ata jetojnë prej 96 vitesh një jetë të thjeshtë, të bukur e të lumtur.
Siç shihet edhe nga fotografitë, ata ecin të kapur dorë për dore, të dashuruar si në ditën e parë që janë martuar.
R.Sh