Mbi 60 persona të vdekur nga uragani “Helen” në juglindjen e SHBA-së
Bota E Diel, 29 Shtator 2024 12:05
Të paktën 63 persona kanë humbur jetën dhe miliona të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike, pasi Uragani “Helen” përfshiu juglindjen e SHBA.
Me gomone, helikopterë e makina: ekipet e ndërhyrjes së shpejtë po bëjnë e të pamundurën për të shpëtuar njerëzit nga vërshimet.
Kjo konsiderohet stuhia më e fuqishme që godet Floridan, ndërsa tërbimit të saj nuk i kanë shpëtuar as Georgia dhe Karolina e Veriut e ajo e Jugut.