Mbi 70 persona të vdekur pas valës së nxehtë të Quebec

Rreth 70 persona vdiqën si rezultat i temperaturave të larta që goditën provincën kanadeze të Quebec javën e kaluar, sipas zyrtarëve të shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë tha se 34 vdekje ndodhën në qytetin e Montrealit.

Departamenti i Shëndetit Publik i Quebec tha të hënën situata është kthyer në normale pasi ka pasur rënie të temperturave të martën në makimumi 27 gradë celcius dhe minimumi 13 gradë.

Swiss Digital Desktop Reklama

CBC tha se morgu në Montreal ishte mbipopulluar dhe se trupat janë dërguar në një shtëpi funerali për ruajtje gjatë valës së nxehtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyra e shëndetit publik në Montreal tha se shumica e atyre që vdiqën gjatë temperaturat ekstreme ishin të moshës mbi 60 vjeç dhe vuanin nga sëmundje kronike.

Temperaturat e larta dhe lagështia filluan të godasin Quebecin të dielën e kaluar me temperatura rreth 20 gradë më të larta se normalja për këtë kohë të vitit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?