“Mbi tre milionë njerëz këtu, Zoti i bekoftë patriotët Amerikanë!” Videoja e postuar në Facebook nga protestuesja para se të vritej
Protestuesja që u qëllua dhe u vra ndërsa po sulmonte Senatin, ndau entuziazmin me kaosin e shpalosur në një video në Facebook, disa momente para konfortimit fatal me policinë.
Ashli Babbitt, një 35-vjeçare veterane e Forcave Ajrore dhe mbështetëse e ashpër e Trump, vdiq nga një e shtënë me armë zjarri në gjoks pasi u bashkua me mijëra protestues të cilët hynë në Kongres për të protestuar për fitoren e Joe Biden të mërkurën.
Vetëm disa minuta para ngjarjes, Babbat postoi një video duke marshuar drejt ndërtesës historike pasi shikonte tubimin ku Trump inkurajoi mbështetësit të shkaktonin një trazim.
Ajo kënaqej nga ‘deti i kuq, bardhë dhe blu’ në ‘turmën’ rreth saj, në të cilën ajo tha se përfshihen më shumë se tre milion njerëz.
Aja përfundoi klipin e shkurtër duke deklaruar: Zoti i bekoftë patriotët amerikanë.
Në kundërshtim me pretendimin e Babbit se miliona njerëz morën pjesë në mars, fotot dhe imazhet nga skena treguan vetëm disa mijëra.
Por Babbit e fshiu si një “lajm të rremë” duke thënë: Pavarësisht çfarë thotë media, çizmet në tokë thonë diçka tjetër.
Videoja tregon herën e fundit që Babbit iu adresohet ndjekësve të saj në rrjetet sociale para se ajo të qëllohej brena Kongresit.
Një përkujtimore afër Kongresit u prish të enjten, e mbushur me lule dhe kujtime patriotike për protestuesen e rënë nga San Diego.
Një dëshmitar i të shtënave sugjeron se Babbit u qëllua nga nje polic kur ajo provoi të ngjitej përmes një dritareje të thyer për të hyrë në dhomat e Kongresit, dhe një tjetër tha se pa protestues të shkelur nga turma.
Pamje dramatike treguan atë të shtrirë në një ‘pishinë me gjak’ në koridor para se ajo të trasportohej në spital, ku edhe vdiq disa orë më vonë.
Shefi i policisë së DC tha se katër persona vdiqën në protestë të mërkurën- Babbit e qëlluar nga policia e Kongresit, dhe tre të tjerë vdiqën nga ’emergjenca mjekësore’.
Të enjten Daily.Mail.com zbuloi ekskluzivisht rekordin kriminal të Babbit, i cili përfshinte procedimet e mëparshme për rrezikim dhe shkatërrim të keq të pronës dhe ngatërrim me një makinë. Ajo ishte gjithashtu sukbjekt i dy urdhërave kufizues.