Mbiemrat e familjeve të pasura që nuk kanë ndryshuar për 600 vjet

Familjet e pasura në Firence të Italisë përngjajnë me të njëjtat familje që ishin në krye të jetës socio-ekonomike 600 vjet më parë, sipas një hulumtimi ekonomik. Duke analizuar të dhënat e taksave që datojnë që nga viti 1427, ekonomistët Guglielmo Barone dhe Sauro Mocetti, zbuluan se individët me të ardhura më të larta në Firence në vitin 2011 kishin të njëjtat mbiemra si individët e pasur pothuajse gjashtë shekuj më parë.

Nëntëqind e mbiemrave të gjetur në 1427 regjistra të taksave, tregojnë se mbiemrat janë të njëjtë si të atyre para 600 viteve. Natyra rajonale e mbiemrave të familjeve Italiane do të thotë se edhe pse nuk është caktuar që njerëzit me të njëjtin mbiemër janë të lidhur, ajo është shumë e mundshme dhe për këtë arsye mbiemrat mund të përdoret për të treguar pasardhës të drejtpërdrejtë.

Gjetjet tregojnë se ndryshimet në pasuri dhe statusin nga brezi në brez në Firence ishin minimale, me pak mundësi kishin shoqëritë për të lëvizur nga një shkallë socio-ekonomike, në tjetrën.

Në një artikull të botuar në VoxEU, Mocetti dhe Guglielmo thanë se jo vetëm që është lëvizshmëri e padrejtë e uljeve sociale dhe atyre ekonomike por ata gjithashtu mund ta shohin disavantazh të një shoqërinë të tërë si: “Shoqëritë e karakterizuara nga transmetimi i lartë i statusit socio-ekonomik janë jo vetëm me shumë gjasa të perceptuar si “të padrejtë”,- thanë ata. “Ata mund të jenë më pak efikas se si e shpenzojnë talentin dhe aftësinë e atyre që vijnë nga prejardhje të pa-favorizuara”.

Megjithatë, të dhënat e taksave tregojnë prova që pengojnë të pasurit të bien poshtë  një pike të caktuar socio-ekonomike. Në Firence ka gjasa të jetë unike në mungesën e mobilitetit social-ekonomik dhe hulumtimi është kryer në këtë qytet të veçantë, për shkak të një krize fiskale që ka kapur vendin.

Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP