FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbretëresha e Britanisë uron Krishtlindjet me fjalët e Shën Terezës (VIDEO)

Mbretëresha Elizabetë II e Britanisë së Madhe në fjalimin e saj gjatë urimit të Krishtlindjeve ka cituar shenjtoren me origjinë shqiptare Shën Terezën.

Ajo në fjalimin e saj ka dërguar mesazhin e paqes dhe dashurisë, ndërsa këtë thotë se e merr gjatë takimit me njerëzit e thjeshtë.

“Që inspironi të tjerët nuk është e domosdoshme që të shpëtoni jetë, apo fitoni medalje. Shpesh marr fuqi nga takimet me njerëz të thjeshtë që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme: vullnetarët, kujdestarët, organizatorët e komunitetit dhe fqinjët e mirë, heronj të pakënduar që me përkushtim që i bën ata të veçantë. Ata janë inspirim për ata të cilët i njohin, dhe jeta e tyre shpesh përfshinë një të vërtetë të shprehur nga Nëna Terezë, nga ky vit Shën Tereza e Kalkutës. Ajo njëherë kishte thënë: ‘Jo secili prej nesh mund të bëjë gjëra të mëdha, por të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, ka thënë mbretëresha Elizabeth II.

Swiss Digital Desktop Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=FvSsmBDY_fk” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?