Mbytet varka, 30 trupa të pajetë në brigjet italiane

Një tjetër tragjedi me emigrantët e paligjshëm është regjistruar mëngjesin e së dielës në brigjet italiane.

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes së varkës me të cilën udhëtonin pranë brigjeve të Krotones. Mes viktimave ka fëmijë, gra dhe një i porsalindur.

Disa trupa të pajetë janë gjetur nga autoritetet në plazhin e Steccato, ndërsa të tjerë në det, pas nisjes së operacionit të kërkim-shpëtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

50 persona janë shpëtuar, ndërkohë që bilanci i viktimave mund të rritet ndjeshëm pasi dhjetëra emigrantë të tjerë raportohen të humbur në detin e trazuar për shkak të motit të keq.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?