FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Me buzëqeshje të ngrohtë e buqetë me lule, si e priti Putin kancelaren Merkel

Presidenti rus Vladimir Putin ka mirëpritur në banesën e tij në Soçi kancelaren gjermane Angela Merkel, duke i dhuruar një buqetë me lule në verandë.

Videoja e takimit tregon udhëheqësin rus duke përshëndetur delegacionin gjerman në krye të shkallëve që çojnë në hyrjen e banesës.

Ai shtrëngoi duart me Angela Merkel para se t’i dhuronte një buqetë të madhe me lule të bardha dhe rozë, para se ta ftonte atë brenda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti rus ka një reputacion për gjeste të ndjeshme ndaj njerëzve me të cilët takohet. Në vitin 2014, ai i vendosi një shall mbi supet e Zonjës së Parë të Kinës Peng Liyuan gjatë samitit të APEC në Pekin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më parë këtë muaj, ai shmangi një goditje të imazhit të tij publik, teksa rojet e sigurisë u përpoqën të largonin me dhunë një veteran të luftës që po përpiqej t’i afrohej Putinit gjatë marshimit për përkujtimin e ditës së fitores kundër nazistëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?