FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Më parë tha “Do ta godas në fytyrë”, De Niro tani: E respektoj Trumpin

Para se të zhvilloheshin zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aktori i mirënjohur Robert De Niro tregoi hapur mbështetjen e tij për kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Megjithatë ai nuk e fshehu edhe dëshirën për ta goditur kundërshtarin e saj Donald Trump, për politikat e tij.

“Dua ta qëlloj me shpullë në fytyrë,” tha De Niro. Por tani aktori ka ndryshuar mendim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani që Donald Trump do të zërë zyrën më të lartë të Shteteve të Bashkuara, De Niro nuk mund ta mendojë më një gjë të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në emisionin e Jimmy Kimmel, De Niro tha se nuk po ndjehej mirë me këtë që sapo kishte ndodhur, duke i prishur aty shpresat për të parë një Presidente femër në SHBA.

“Nuk mund ta godas më në fytyrë, duhet ta respektoj për postin e tij tashmë” tha De Niro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?