FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Media gjermane: Ja lidhjet e sekretarit të Shtetit me Vladimir Putin

Në SHBA ende diskutohet emërimi i Rex Tillerson si sekretar Shteti për shkak të afërsisë së tij me Putin.

Por media gjermane “Suddeutsche Zeitung” zbulon lidhjet e hershme të miliarderit amerikan me Putin dhe Rusinë.

Sipas gazetës gjermane, Tillerson rezulton të ketë qendë drejtor i Exxon Neftegas Ltd., një kompani ruso-amerikane që nxirrte naftë në ishullin e Sachalin në Rusinë lindore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas dokumentave që zotëron “Suddeutsche Zeitung”, Tillerson rezulton drejtor i degës ruse dhe paguhej në parajsën fiskale të Bahamasit si drejtor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse kjo rezulton e vërtetë, do të vinte në siklet atë vetë dhe Donald Trump.

Do të ishte e papranueshme që sekretari i Shtetit të jetë paguar nga Vladimir Putin.

Për këto dhe detaje të tjera nga jeta e tij Tillerson do të përgjigjet para Senatit amerikan para se të marrë detyrën.

Emërimi i Tillerson u pa nga shumë amerikanë si një afrim i SHBA me Rusinë dhe pati shumë debate të cilat vazhdojnë.

Tillerson është takuar disa herë me Putin madje i është dhënë “Urdhri i Miqësisë” nga vetë presidenti rus.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?