Mediat britanike: Lufta e III-të botërore do nisë me vrasje si Arkiduka në 1914
Gjigantët britanikë të ‘Express’ e kanë krahasuar vrasjen e ambasadorit rus Andrey Karlov, me atë të vrasjes së trashëgimtarit të Perandorisë Austro-hungareze, Franc Ferdinand.
Sipas analistëve jemi shumë pranë Luftës së III Botërore. Ekspertët besojnë se ashtu jemi në të njëjtën situatë, siç ndodhi ku pas vrasjes së Franc Ferdinandit në 28 qershor të vitit 1914 gjatë një udhëtimi në Sarajevë, nisi Lufta I Botërore.
Përveç këtij fakti ekspertët shtojnë se në rast të një tensioni mes Turqisë dhe Rusisë do të shpërthente automatikisht Lufta e III Botërore, pasi në konflikt do të përfshihej edhe NATO.
Një tjetër indicie për rritjen e tensionit mes perëndimit dhe Rusisë, janë dhe raketat S-400 tokë-ajër të cilat janë vendosur nga rusët në Lituani dhe Poloni.
Gjithashtu në nenin 5 të traktatit të NATO-s thuhet se në qoftë se një sulm i armatosur ndodh kundër njërit prej shteteve anëtare, ajo duhet të konsiderohet si sulm kundër të gjithë anëtarëve, dhe anëtarët e tjerë do të ndihmojë anëtarin e sulmuar, me forcat e armatosura nëse është e nevojshme.
Ekspertët janë të mendimit se vrasja e sotme do të dëmtojë më shumë imazhin e Turqisë në arenën ndërkombëtare.
Nga njëra anë, kemi Turqinë që kërkon rrëzimin e Asadit dhe nga ana tjetër Rusinë që e mbron Asadin. Marrëdhëniet mes dy vendeve u përmirësuan pak pas puçit ushtarak në Turqi, kur Rusia mbështeti Erdoganin në atë mësymje.
Në gusht, dy liderët u takuan në Shën Petersburg dhe diskutuan për ngrohje të marrëdhënieve. Mirëpo, të dyja vendet janë angazhuar fort në luftën në Siri prej 5 vitesh në kampe të ndryshme.
Ka shumë pak të ngjarë që të pajtohen për Sirinë dhe këto mospajtime, duke ua shtuar edhe ngjarjet e fundit mund të shërbejnë si pretekst për nisjen e një lufte.
KOHA JONË SONDAZH

