FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat italiane, vrasësi i Berlinit u vra nga policia e Milanos

Personi i vrarë mbrëmjen e të enjtes në Milano është vrasësi i Berlinit, Amri. Ai mbeti i vdekur gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.

Sipas informacioneve të para, ka qënë një kontroll normal rrugor rreth orës 03.00 të mëngjesit, kur Anis Amri ka qëlluar një nga agjentët me pistoletë dhe ata i janë përgjigjur me armë, duke e lënë të vdekur.

Sipas policisë, Amri ka qënë duke ecur në rrugë kur ka kaluar patrulla e policisë dhe i ka kërkuar dokumentet e identifikimit. Por në vend të tyre, Amri ka nxjerrë një pistoletë duke plagosur në shpatull një prej agjentëve të policisë, shkruan agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillim viktima nuk është identifikuar, pasi nuk kishte dokumente me vete, por mediat italiane flasin se bëhet fjalë për vrasësin në Berlin. Ndërkaq, polici i plagosur ndodhet në spitalin e Monzës në gjendje të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

ngjarjatipi tipi2 tipi3 tipi4

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?