Merkel: BE në gjendje kritike
Duke folur nga Samiti i Bratislavës, ku liderët e vendeve antare të BE-së janë duke diskutuar për cështejet më të nxehta të momentit, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se aktualisht unioni është në një gjëndje kritike dhe se zgjidhja e problemeve nuk mund të vijë vetëm me një takim.
Shefja e ekzekutivit gjerman listoi si disa prej problemeve kryesore sigurinë, luftën kundër terrorizmit, zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si dhe menaxhimin e fluksit të azil-kërkuesve. Në mbyllje, Merkel tha se shpreson që në fund të samitit liderët të tregojnë vendosmëri për të qëndruar të bashkuar.
“Mendoj se askush nuk duhet të presë që ne t’i zgjidhim problemet e Europës vetëm me një takim. Ne jemi në një gjëndje kritike, ndaj duhet që të bashkëpunojmë në fusha me interest të përbashkët si siguria, lufta kundër terrorizmit, kooperimi në fushën e mbrojtjes, rritja ekonomike si dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Shpresoj që të gjithë të shfaqim vullnet maksimal për të bashkëpunuar.”
Më herët, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i bëri thirrje të gjithë përfaqësueve që t’i shohin problemet e bllokut në mënyrë të sinqertë, për t’i hapur rrugën hartimit të një strategjie për të ardhmen. Sipas tij është e rëndësishme që në këtë moment të ruhet uniteti. Për t’u theksuar është fakti se në këtë samit nuk do të marrë pjesë kryeministrja britanike, Theresa May, duke konfirmuar nisjen e rrugëtimit të daljes nga Bashkimi Europian.
Aktualisht, liderët janë duke diskutuar, ndërkohë që në orët e pasdites Presidenti i Komisionit, Zhan Klod Junker, ai i Këshillit Europian Donald Tusk si dhe KM i Slovakisë, Robert Fico, do të mbajnë një konferencë për mediat.
KOHA JONË SONDAZH

