Merkel: Gjermania dhe SHBA-ja kanë interesa të përbashkëta
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se Presidenti i Sirisë, Bashar al Asad nuk mund të jetë një aleat, Ajo në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur pas takimit me Presidentin amerikan Barack Obama, duke theksuar se Asadi është një person që bombardon popullin e tij tha se “Asadi si president ka bombarduar në mënyrën më të tmerrshme popullin e tij me bomba fuçi. Kur shikohet drama njerëzore që po ndodh në Halep vërehet se ai është përgjegjësi i kësaj”.
Ndër të tjera ajo është shprehur se kur bisedohet me refugjatët sirianë në Gjermani vërehet se shumica e tyre kanë ikur nga Asadi. Merkel theksoi më tej se “Shumica prej tyre kanë ardhur duke u larguar nga Asadi. Për këtë arsye Asadi nga pikëpamja ime nuk mund të jetë aleat.”
“Është e vështirë për ti thënë lamtumirë Obamës”
Pasi ka theksuar se detyra e Obamës do të përfundojë së shpejti Merkel është shprehur se “Sigurisht që është e vështirë për ti thënë lamtumirë. Kur një njeri kryen një punë të mirë me një person gjithmonë është e vështirë lamtumira. Ne jemi të gjithë politikanë. Demokracia jeton me ndryshime. Kjo çështje në SHBA ka zënë një vend të caktuar në kushtetutë. Tetë vite dhe më pas vjen presidenti i ri. Nëse do të kemi dëshirën për tu takuar, mes dy vendeve nuk ka pengesë për udhëtim. Si përfundim nuk po largohemi nga kjo botë.”
“Nëse Gjermania dhe interesat e përbashkëta do të shprehin nevojën për marrëdhënie të mira transatlantike ne gjithmonë do të shikojmë përpara”, ka shtuar Merkel, duke theksuar më tej se Gjermania dhe SHBA-ja për një bashkëpunim të mirë kanë interesa të përbashkëta dhe se këto vlera të përbashkëta do të jenë të vlefshme për çdo president.
Më tej Merkel ka theksuar se do të bëjë çmos për të bërë një punë të mirë edhe me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.
Ndër të tjera duke rikujtuar se Gjermania ka patur një ndihmë të madhe nga SHBA-ja pas Luftës së Dytë Botërore, Merkel tha se “Gjermania pas bashkimit është më e fortë në përmbushjen e detyrave të saj.”
Ndërsa në lidhje me çështjen nëse do të jetë përsëri kandidate për kancelare në zgjedhjet e vitit të ardhshëm Merkel tha se do të bëhet një deklaratë kur të vijë koha. -AA
KOHA JONË SONDAZH

