“Merkeli është e dobët, kurse Macron mashtrues”, Matteo Salvini thumbon keq liderat e BE-së
Zëvendës kryeministri italian Matteo Salvini njihet për natyrën e tij të drejtëpërdrejtë. Së fundmi Salvini ka shtuar sulmet ndaj Bashkimit Europian.
Ai ka folur kryesisht në lidhje me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Për Macron ai ka thënë se është një mashtrues, i cili nuk i ka mbajtur premtimet që u ka bërë miliona francezve.
Salvini është shprehur kështu për presidentin e Francës:
Macron ka problemet e veta me miliona francezë të cilëve i bëri premtime që nuk i ka mbajtur. Franca nuk ka ndaluar asnjëherë kolonizimin e Afrikës dhe po pranon emigracionin duke frenuar rritjen ekonomike të Afrikës.”
Kurse për kacelaren gjermane zëvendës kryeministri italian ka thënë se ajo është e dobët.
Për Merkelin ka thënë këto fjalë:
Merkel nga ana tjetër, është e dobët.”
Kujtojmë këtu se kjo nuk është hera e parë që Matteo Salvini flet me tone të ashpëra ndaj BE-së, apo liderave si Merkel dhe Macron dhe kjo për shkak të krizës së emigrantëve, pasi pretendon se BE-ja e ka lënë në baltë përballimin e kësaj krize.
KOHA JONË SONDAZH

