Ministri gjerman: Vaksinimi me detyrim i jep fund pandemisë

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Karl Lauterbach, e sheh vaksinimin e detyrueshëm si rrugën më të sigurt dhe të shpejtë për t’i dhënë fund pandemisë.

Lauterbach, njëherësh edhe mjek i kualifikuar, ka thënë se “me pjesën më të madhe të popullsisë të vaksinuar, ne mund të presim që të shmangim rastet serioze, ashtu sikurse variantet e reja të koronavirusit”.

Qeveria ka vendosur një cak prej 80 për qind të popullsisë së vaksinuar me dy doza të vaksinës deri në fund të muajit. Detyrimi për vaksinim do të mund të ndihmonte në mbrojtje të njerëzve kundër varianteve më të rrezikshme që mund të identifikohen, ka thënë Lauterbach.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të mërkurën, kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka thënë Parlamentit se ai mbështet vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç. Shkalla e hospitalizimeve mbetet e qëndrueshme. /REL/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?