Mjekët i shuan çdo shpresë për të ecur, 30-vjeçari i suprizon

Histori frymëzimi është ajo që vjen nga një qytet i vogël në Britaninë e Madhe. Ai është Mike Newman, i cili pësoi një goditje të rëndë fizike dhe psikologjike 4 vjet më parë kur u aksidentua me biçikletë. Ai theu një rruazë të shtyllës kurrizore, theu legenin, ndërsa pati dëmtim edhe të mëlçisë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital me helikopter dhe kaloi pothuajse 6 muaj i shtruar. Një deklaratë e mjekëve e bëri atë të ndryshojë totalisht dhe të krijojë një besim dhe kurajë në veten e tij.

Gati 4 vjet nga aksidenti i rëndë, sot 30-vjeçari ka kaluar të gjitha problemet fizike, madje ai po punon si trajner personal. “Ndoshta kurrë nuk do të kthehem në 100 përqind, por tashmë kam arritur shumë larg gjendjes së rëndë në të cilën ndodhesha dhe për këtë jam krenar”, është shprehur Mike Newman.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?