Mjekja humb jetën nga Covid-19, e motra: Përdori të njëjtën maskë për javë të tëra
Mjekja amerikane, Adeline Fagan nuk e fitoi betejën me Covid-19 dhe kjo ngjarje ka mbushur faqet e para të mediave më prestigjioze.
Fagan rezultoi pozitive me virusin Covid-19 në fillim të korrikut dhe prej dy muajsh qëndroi e shtruar në spital.
Ajo punonte në repartin e emergjencës në Houston të Teksasit, ndërsa motra e saj pretendon se për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse është detyruar të përdorte për një kohë të gjatë të njëjtën maskë.
Sipas një analize nga “The Guardian”, pas shpërthimit të një vatre të Covid-19 në pjesën perëndimore të SHBA-së humbën jetën plot 250 punonjës të shëndetësisë.
KOHA JONË SONDAZH

