Momente paniku, patinatorët rrezikojnë jetën nga çarja e akullit
Një grup patinatorësh rrezikuan të mbyteshin në ujë të ngrirë, kur akulli mbi të cilin po lëviznin u thye në Amsterdam.
Gjithçka ndodhi krejt papritur, ndërsa ishin kalimtarët e rastit që ju dhanë ndihmën e parë.
Ata përdorën litarë, shkopinj hokej dhe golfi për të tërhequr patinatorët nga uji i akullt.
Një video e postuar në mediat sociale tregon një grup prej të paktën gjashtë personash duke u tërhequr nga një kanal nga kalimtarët duke përdorur shkopinj litari dhe hokej, disa duke e vënë veten në rrezik.
Ngrirja e rrallë e kanalit në Hollandë nuk ndodhte që nga viti 2018, duke tërhequr shumë patinatorë akulli gjatë fundjavës.
Megjithatë zyrtarët vazhdimisht parlajmëruan për rrezikun që u kanosej patinatorëve pasi temperaturat e ngrohta po shkrijnë akullin.