Moscovici: Më pëlqejnë tragjeditë greke, por nevojitet një ”happy end”
ë pëlqejnë shumë tragjeditë greke, por mendoj se ne tani të shkojmë drejt një fundi të lumtur, deklaroi sot eurokomisioneri për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici, në ndërkohë që bisedimet mes Athinës dhe kreditorëve të saj po përpiqen të ecin përpara.
Greqia dhe interlokutorët e saj më të mëdhenj rifilluan dialogun në Bruksel për të intensifikuar përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje.
Kryeministri grek, Aleksis Ciprs u takua me homologët e tij gjerman dhe francez, Anglea Merkel dhe François Hollande, në ndërkohë që sot do të takohet me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
“Bisediemt kanë përparuar gjatë javëve të kaluara. Jemi pranë një marrëveshjeje”, tha Moscovici për radion RTL.
“Nëse ka vullnet politik ne do të ecim përpara”, theksoi ai.