Mrekulli në Tajlandë/ Të zhdukur prej 9 ditësh në shpellë, gjenden gjallë 12 djemtë (Foto+Video)

Gjenden gjallë 12 djemtë të cilët së bashku trajnerin e tyre u shpallën të humbur në një shpellë në Tajlandë që prej datës 23 qershor.

Djemtë, nga 11-16 vjeç, janë pjesë e së njëjtës skuadër futbolli, të cilët së bashku me trajnerin e tyre kishin shkuar për të eksploruar shpellën e ndërlikuar të “Tham Luang Nang Non”, ku janë bllokuar pasi janë zënë në befasi nga një vërshim i papritur ujit nga shirat e shumtë shkruan Daily Mail.

4DDB44D100000578-5910069-image-a-31_1530556039428

Swiss Digital Desktop Reklama

Punonjësve vendas të emergjencës u kanë ardhur në ndihmë edhe dy ekspertë britanikë, të cilët mendojnë se kalimi nga tunelet e sipërme duket më premtues, pasi kalimet poshtë janë bllokuar nga ujërat e përmbytjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

4DDACFE800000578-5910069-image-a-19_1530551682795

“Ata janë të gjithë të sigurt, por misioni nuk ka përfunduar ende. Misioni ynë është të kërkojmë, t’i shpëtojmë dhe të kthehemi, pasi deri tani vetëm sa i kemi gjetur ata.

Misioni i ardhshëm është t’i nxjerrin nga shpella dhe t’i dërgojnë në shtëpi,” tha guvernatori i Chiang Rai në një konferencë shtypi në qendrën e komandës në hyrje të shpellës.

4DDA65C600000578-5910069-The_boys_aged_11_to_16_are_with_their_25_year_old_coach_They_dis-a-12_1530551642790

4DD7DB4E00000578-5910069-A_Thai_provincial_governor_has_said_that_all_12_boys_and_their_c-a-9_1530551642731

Guvernatori tha se ata do të vazhdojnë të nxjerrin ujin nga shpella ndërsa do të dërgojnë mjekë dhe infermierë brenda në shpellë për të kontrolluar shëndetin e djemve dhe trajnerit të tyre.

4DD9100D00000578-5910069-Thai_soldiers_carrying_equipments_inside_the_flooded_cave_comple-a-16_1530551642865

4DD90ABA00000578-5910069-Thai_soldiers_carrying_equipment_inside_the_flooded_cave_complex-a-8_1530551642718

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?