Muri i Berlinit, nga një këndvështrim tjetër
Më shumë se 1059 fotografi të bëra nga kufitarët gjermano-lindorë ofrojnë një perspektivë ndryshe të Murit të Berlinit.
***
Beton, tela me gjemba dhe vdekje – këto janë disa nga gjërat që të shkojnë në mend në lidhje me Murin e Berlinit. Ekspozita “Inventari i pushtetit – Muri i Berlinit nga një këndvështrim tjetër” synon ta paraqesë kufirin e brendshëm gjerman nga një perspektivë tjetër. Bashkëkuratorja e ekspozitës, shkrimtarja Annett Grëschner dhe kolegu i saj Arwed Messmer kanë gjetur në arkivat e trupave kufitare të RDGJ-së shumë fotografi që paraqesin një perspektivë tjetër: atë të kufitarëve.
Më shumë se 1059 fotografitë e ekspozuara nuk tregojnë këndvështrimin e zakonshëm nga perëndimi drejt lindjes, por atë të lindjes ndaj perëndim. Kjo është e reja. Fjala është për fotografi të bëra në vitin 1965 dhe 1966 nga rojet kufitare të RDGJ-së.
Grëschner tha në një intervistë me DW se “nga lindja ishte e ndaluar rreptësisht që të fotografohej në perëndimdhe këtë kishin të drejtë ta bënin vetëm ata që shërbenin në kufi.” Dhe fotografitë janë bërë në një kohë kur po përgatitej rinovimi i murit dhe për këtë duhet të dokumentohej gjendja e tij.
Muri në atë periudhë ishte krejt ndryshe nga çfarë kemi ne parasysh sot, thonë Annett Grëschner dhe Arwed Messmer që i kanë gjetur fotografitë e harruara në Arkivin ushtarak në Freiburg. Muri prej betoni filloi të ngrihej në vitin 1975. Më parë ai përbëhej nga tela me gjemba, barrikada druri dhe poste vrojtimi kufiri që ngjanin më tepër me kullat e vrojtimit të gjahtarëve.
Edhe pse kufiri ishte në atë kohë më i hapur, ai qe edhe më i rrezikshëm. Shumë kujtonin se mund ta kalonin kufirin me lehtësi, por pjesë e mbrojtjes së kufirit ishin edhe kufitarët që kishin urdhër të përdornin armët e zjarrit. Në fotografitë e ekspozitës shihen jo vetëm ushtarët por edhe qentë e kufirit, që ishin gjithashtu pjesë e sistemit të murit.
Annett Grëschner dhe Arwed Messmer kanë punuar 25 vjet për ekspozitën “Inventarizimi i pushtetit”. Ideja e tyre është interesante dhe dhe nga ky këndvështrim murin nuk e ka paraqitur askush para tyre. Por ka diçka që mungon në këtë histori, perspektiva e viktimave. Por kjo është e kuptueshme, sepse në fund të fundit bazën e ekspozitës e përbëjnë vetëm “veprat” e atyre që dhanë urdhër për ndërtimin e murit. Megjithatë ky boshllëk ndihet dhe të lë një shije të pakënshme.
Dwelle


KOHA JONË SONDAZH

