NATO “shënjestron” Rusinë: Vendos trupa në Letoni
Kanadaja po përgatitet të vendosë 1 mijë ushtarë në Letoni si pjesë e operacionit të NATO-s për mbikqyrjen e kufijve rusë.
Aleanca Atlantike, sipas “The Guardian”, po vendos 4 batalione në Europën Lindore “në përgjigje të aneksimit të Krimesë”.
Ministri i Mbrojtjes kanadez Harjit Sajjan tha se “Kanadaja është gati për të mbështetur NATO-n në avancimin drejt Europës Lindore bashkë me SHBA, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe”.
Lëvizjet e NATO-s drejt kufijve të Rusisë sa vjen e bëhen më të shpeshta duke shtuar tensionet mes dy superfuqive.
Sipas NATO-s këto lëvizje bëhen pasi “vendet baltike nuk janë në gjendje të mbrojnë veten e tyre nga një avancim rus”, por në fakt NATO kërkon vetëm të bëjë presion ndaj Rusisë që prej muajsh kërkon të dalë jashtë kufijve të saj.
KOHA JONË SONDAZH

