Ndodh edhe kjo në Gjermani, e moshuara i trashëgon 7.5 milion dollarë pasuri fqinjëve

Banorët rezidentë të një qyteti në qendër të Gjermanisë kanë përfituar papritur një pasuri prej 6.2 milion eurosh apo 7.5 milionë dollarë pas vdekjes së njërës prej fqinjëve të saj.

Renate Wedel ka jetuar në qytezën e Weiperfelden në Hesse me bashkëshortin e saj Alfred Wedel që prej vitit 1975.

Alfred, ka qenë një njeri mjaft aktiv në bursat, përpara se të ndahej nga jeta në vitin 2014, ndërkohë që Renate prej vitit 2016 ishte shpërngulur në një azil pleqsh në Frankfurt. Ajo ndërroi jetë në dhjetor të 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në prill të këtij viti, ish-fqinjët e saj u informuan se Renate i kishte lënë atyre një llogari bankare, aksione dhe sende me vlerë. 81 vjeçarja mësohet se nuk kishte pasur familjarë, pasi motra e saj e vetme gjithashtu kishte ndërruar jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komuniteti është i detyruar të përdorë trashëgiminë, e vlerësuar në 6.2 milion €, për objektet dhe infrastrukturën e komunitetit.

Banorët kanë shtruar disa ide se për çfarë do të shpenzohen paratë. Sipas tyre paratë do të shpenzohen për pistat e çiklizmit, një pishinë të hapur, transport publik dhe parqe për fëmijët vendas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?