Ndryshimi në Rusi, mund të vijë vetëm përmes një grushti shteti nga brenda regjimit

Nga Henry Meyer dhe Jake Rudnitsky, Bloomberg

Lyudmila Shtein, një 24-vjeçare moskovite dhe anëtare e këshillit bashkiak të qytetit, gjendet në arrest shtëpiak deri në muajin maj, taksa rrezikon një burgim 2-vjeçar për inkurajimin e qytetarëve për t’iu bashkuar protestave muajin e kaluar. Ajo është në mesin e më shumë se 11.000 njerëzve të mbledhur në 2 javët e fundit në rrugët e kryeqytetit,në sfidën më të madhe publike që i është bërë ndër vite presidentit rus Vladimir Putin.

Ndërsa mediat sociale janë mbushur me dëshmi të brutalitetit të policisë, përfshirë rrahjet, reagimi i ashpër i Kremlinit ka arritur tani për tani të ndalojë trazirat e shkaktuara nga burgosja e liderit të opozitës Alexey Navalny. Asnjë demonstratë nuk është planifikuar deri në pranverë.

Por pas më shumë se 2 dekadash në pushtet, Putini nuk ka arritur të zhdukë kërcënimet ndaj sundimit të tij.“Në rast se ne vazhdojmë që të protestojmë çdo fundjavë, do të ketë vetëm mijëra të tjerë të arrestuar dhe qindra të rrahur. Puna e shtabeve tona elektorale do të paralizohej, dhe ne nuk do të ishim në gjendje që të përgatitemi për zgjedhjet”-deklaroi në shtator, një nga njerëzit më të afërt të Navalnit, Leonid Volkov, që aktualisht ndodhet jashtë vendit dhe kërkohet për t’u arrestuar nga autoritetet ruse.

“Kjo nuk është ajo që duam, dhe nuk është ajo që na ka kërkuar Aleksei”- deklaroi ai për

TV Rain. Putin, sot 68 vjeç, po e humb shkëlqimin e tij, ndërsa Navalny po synon që të shfrytëzojë pakënaqësinë e nxitur nga vitet e rënies së standardit të jetesës dhe recesioni ekonomik,i provokuar së fundmi nga pandemia e Covid-19.

Navalny, një aktivist kundër korrupsionit, ka bërë publike disa investigime të bujshme mbi Putinin dhe rrethin e tij të ngushtë,duke marrë mbështetjen e miliona rusëve. Dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugë në dhjetëra qytete anembanë Rusisë për 2 fundjava me radhë, duke shkaktuar alarm tek regjimi, dhe duke provokuar një përgjigje të dhunshme nga autoritetet, të cilat e akuzojnë Navalny se po bashkëpunon me qeveritë e huaja në përpjekje për t`a destabilizuar qeverinë aktuale.

“Navalny ka arritur të ketë mbështetjen më të madhe se sa çdo politikan tjetër opozitar në Rusi. Edhe pse për momentin elektorati i tij mbetet ende në pakicë”- thotë Mikhail Dmitriev, ekonomisti që parashikoi me saktësi protestat më të mëdha anti-Putin një dekadë më parë.

Tani për tani, shumica e rusëve janë të shqetësuar për mbijetesën e tyre. Por,ndërsa situata ekonomike po stabilizohet, “kërkesa për të drejtat dhe liritë politike dhe sundimin e ligjit do të rritet”, dhe më shumë njerëz mund të jenë të gatshëm që të përballen me autoritetet, shtoi më tej Dmitriev.

Navalny, 44 vjeç, u arrestua në mesin e muajit janar sapo mbërriti në Moskë nga Gjermania, ku u shërua pas sulmit me një agjent nervor, në atë që u tha se ishte një përpjekje e Putinit për t`a vrarë. Kremlini ka mohuar të ketë pasur ndonjë rol tek ky helmim.

Aktualisht Navalny është i burgosuri më i famshëm i Rusisë. Më 2 shkurt, një gjykatë në Moskë e dënoi atë me 2 vjet e tetë muaj burg, për shkeljen e lirimit me kusht të një dënimi të pezulluar për mashtrim në vitin vitit 2014, përfshirë edhe kohën kur ai po shërohej në një spital të Berlinit pas daljes nga koma.

Hetuesit rusë po ndjekin penalisht shumë ndihmës të Navalny, dhe i kanë paralajmëruar se ata mund t`a akuzojnë krye-opozitarin për vepra të tjera penale,të cilat mund t’i shtojnë një dënim tjetër 10 vjeçar.

Duke sfiduar kritikat ndërkombëtare, Rusia i ka hedhur poshtë thirrjet e SHBA-së dhe Evropës për ta liruar Navalny, pavarësisht nga rreziku i sanksioneve të reja. Të premten Moska dëboi 3 diplomatë nga Gjermania, Polonia dhe Suedia, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në protesta.

Ndërsa valët e dikurshme të protestave u shoqëruan gjithashtu me arrestime dhe burgosje të shumta, autoritetet ishin këtë herë edhe më të pamëshirshëm. Avokatët thonë se nuk kanë pasur mundësi të kontaktojnë me asnjë të ndaluar, demonstruesit kanë kaluar orë të tëra në furgonët e policisë, të privuar nga ushqimi, uji, madje edhe i ngrohti.

Ndërkohë,fotot e postuara në mediat sociale treguan njerëz të futur në qeli me tualete

të hapura dhe zgara metalike pa dyshekë. Aliona Kitaeva, një vullnetare që punon për një ndihmëse të Navalny, tha se policia i vendosi në kokë një qese plastike, e mori zvarrë dhe

e kërcënoi me goditje elektrike,teksa po e detyronte që t’i jepte fjalëkalimin e telefonit të saj celular.

Katër oficerë ishin të pranishëm në një qeli që nuk kishte kamera vëzhgimi, tha ajo. “Unë iu nënshtrova një abuzimi fizik dhe psikologjik, që degradoi deri në tortura”-tha ajo për Time TV pak para se të dërgohej në një burg për të vuajtur një dënim 12-ditor, për shkak të pjesëmarrjes në një protestë të paligjshme.

Taktikat e Putinit mund të kenë sukses në frikësimin e opozitës në të ardhmen e afërt, por Navalny brenda burgut do të shndërrohet në një simbol të fuqishëm të rezistencës, thotë Gleb Pavlovsky, një konsulent politik që ka punuar për Kremlinin deri në vitin 2011.

“Në planin afatshkurtër rreziqet për Kremlin nuk janë të mëdha, por ato mund të jenë shumë serioze nëse Navalny kthehet në një arsye të vazhdueshme për protesta anti-Putin. Ai nuk do të zhduket plotësisht dhe do të vazhdojë të luajë një rol të madh”- shton Pavlovsky.

Sipas tij me rikthimin e tij nga Gjermania, me gjithë kërcënimin e arrestimit, Navalny mund t`a ketë sabotuar planin e Putin për t`a lënë presidencës në vitin 2024, pasi tani kjo gjë do të ishte shumë e rrezikshme tani.

Për Olga Kryshtanovskaya, sociologe në Universitetin Shtetëror të Menaxhimit, që e studion elitën ruse në 3 dekadat e fundit,vetëm tubimet e opozitës nuk do të kërcënojnë Putinin,

sfida kryesore e të cilit është të mbajë rrethin e tij të besnikëve.“Të dyja palët janë aq të pabarabarta në forcë, sa që e vetmja gjë që mund të sjellë ndryshim, është një grusht shteti i brendshëm”- thotë ajo.

/Përktheu: Abcnews.al

SHKARKO APP