Ndryshimi vjen nga Estonia, për herë të parë ka një grua si kryeministre

Estonia për herë të parë në historinë e saj është bërë me Kryeministre femër. Sipas ”Euronews”, dy partitë më të mëdha në Estoni kanë rënë dakord për të formuar qeverinë e re me në krye të saj Kaja Kallas.

Votimi për anëtarët e qeverisë është bërë ditën e djeshme nga Këshilli i Partisë së Qendrës së Djathtë, nga partia e reformës dhe nga këshilli i partisë së Qendrës. Kaja Kallas, e cila drejton Partinë e Reformës do të marrë pushtetin në Estoni deri sa të mbahen zgjedhjet e ardhshme.

Të dyja partitë “do të formojnë qeverinë, e cila do të vazhdojë të përballet me krizën e pandemisë, do ta çojë përpara Estoninë dhe do të zhvillojë të gjitha zonat dhe rajonet e shtetit tonë”, janë shprehur partitë përmes një deklaratë të përbashkët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?