Në 7 ditë, 900 refugjatë humbën jetën në det
Pothuajse 900 emigrantë humbën jetën duke u përpjekur për të lundruar në mënyrë të paligjshme në Europë, përgjatë Mesdheut gjatë javës së kaluar, thuhet në deklaratën e Kombeve të Bashkuara. Ky vit është provuar të jetë më vdekjeprurës se ato të mëparshme, pasi refugjatët po kalojnë në rrugë shumë të rrezikshme përmes Italisë.
William Spindler, zëdhënës i agjencisë së refugjatëve pranë OKB-së, tha se 2,510 njerëz kanë vdekur këtë vit në krahasim me 1,855 në të njëjtën tematikë në vitin 2015.
Trafikantët kanë ridrejtuar anijet e tyre me vdekje nga rrugë në mes Turqisë dhe Greqisë pas marrëveshjes së BE-së për të kthyer refugjatët. Por ai shtoi se: “Rruga Afrikë e Jugut-Itali, është destinacioni më i rrezikshëm”. Ai nënvizoi duke thënë se: “2.119 vdekje janë raportuar deri më tani për këtë vit, duke bërë që shanset për humbje jetësh, të jenë drejt rritjes”.
Ndërkohë dje, policia italiane tha se ka arrestuar 16 persona të dyshuar për trafikim të emigrantëve të gjithë Mesdheun nga Libia. Zyrtarët në Catania, Sicilia, thanë se burrat u arrestuan në ujërat ndërkombëtar së bashku me qindra emigrantë.
Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

