Në acarin e Beogradit, bëhet dush i ftohtë me kanaçe (FOTO)

E kanë harruar ujin e ngrohtë, aromën e shtëpisë dhe endet në rrugët e Europës. Edhe ky vit, këto Krishtlindje dhe nata e ndërrimit të viteve, do ti gjejë refugjatët sirian, në qiell të hapur. Stina e dimrit e cila kërkon një ambient më të ngrohtë pasi është periudha më e ftohtë e viti, po për mijëra emigrantë sirianë, ata ende vazhdojnë të jenë në mëshirë të fatit. Ata qëndrojnë në kampe të improvizuara në periferi të kryeqytetit serb të Beogradit.

Pamje të tmerrshme nga kushtet ku po jetojnë emigrantët sirianë në kampet e improvizuara. Pamjet janë publikuar nga “Daily Mail” dhe shkruan se ata në pritje për të vazhduar rrugëtimin e tyre për ne Europë.

Ndërkohë një pjesë e emigrantëve sirianë janë vendosur në periferi të Beogradit në një depo të braktisur, e cila po shërben si një vendqëndrim për ta, por kushtet janë të tmerrshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç shihet edhe nga fotografitë, ata detyrohen të ngrohin ujë, duke ndezur zjarr për t’u larë, por shpesh e bëjnë këtë edhe me ujë të ftohtë. Disa prej emigrantëve ushqehen nga vullnetarë që vijnë thuajse çdo ditë në këtë kamp. Rreth 110 000 njerëz kanë kaluar kufirin me Hungarinë që nga marsi, kur autoritetet serbe mbyllën kufirin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?