Në Iran vdes një person çdo 10 minuta për shkak të Covid-19
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetit të Iranit, Kianoush Jahanpour tha sot gjatë një deklarate se çdo 10 minuta, një iranian vdes nga Covid-19., ndërsa çdo orë, të paktën 50 iranianë janë të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë në Iran konfirmoi 149 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1,284.
Ky është niveli më i lartë i vendit në numrin e vdekjeve gjatë një periudhe 24-orëshe që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit.
”Kishte edhe 1,046 raste të konfirmuara me Covid-19 qduke e çuar në 18,407 numrin total të të infektuarve”, tha zëvendësministri i shëndetësisë së Iranit Alireza Raisi.