Në Nish, adoleshentet shkojnë me burra të moshuar për 5 euro në ditë

 

Adoleshentet e moshës 15 deri në 17 vjet nga shkollat e mesme të Nishit, që vijnë kryesisht nga familje të varfra, janë cak i burrave të moshuar të cilët për shërbime seksuale paguajnë nga 500 dinarë ( 4 euro e 15 cent në ditë

Ato shkojnë me ata çdo ditë, ndërsa 500 dinarët e fituara nga shërbimet seksuale i shpenzojnë për kafe, cigare, ushqim dhe mbushje të telefonit, shkruan gazeta serbe “Blic”.

Biznesmeni (60 vjeç), i cili pranon se takohet me një vajzë 17-vjeçe nga periferia e qytetit, mezi ka pranuar të flasë për të përditshmen serbe për këtë situatë.

Kjo nuk është diçka e re, thotë i moshuari i cili nuk ka pranuar se është pjesëmarrës i prostitucionit me të mitura, pasi siç thotë ai ato vet pajtohen për këtë, madje edhe i kërkojnë vetë meshkujt.

“Më duhet t'i japë ca para në mënyrë që të ketë si shoqet e saj. Çdo ditë i jap nga 500 dinarë, të cilat i shpenzon për kafe dhe  për telefon”, ka shtuar burri i moshuar.

Vetëm brenda një muaji, ai pranoi se shpenzon afro 15.000 dinarë në adoleshenten. Ajo jeton në një fshat afër Nishit, kështu që nuk përbën problem që ta shoqërojë në apartamentin e tij që e ka në qendër të qytetit. Ajo shpesh herë luan në kompjuterin e tij, dëgjon muzikë dhe i thërret shoqet për kafe.

Ai madje ka pranuar se njeh dhjetëra vajza të cilat konsumojnë në masë të madhe alkool, por që jo rrallë herë përdorin edhe droga të lehta. Sipas klientëve ato nuk po munden të gjejnë punë, dhe shoqërimi me burra të moshuar mund të jetë metoda më e lehtë për të ardhur deri tek të hollat.

Adoleshentja A.A. (17-vjeçe) fillimisht nuk ka dashur të flas për këtë situatë, por pasi xhaxhi Bora i cili është 43-vite më i vjetër se ajo arriti ta bindë, pranoi të bisedojë përmes telefonit.

Nuk e kam problem të takohem me të sepse ai kujdeset për mua. Kam vendosur që me prostitucion të fitoi para, por që tani jam më e lirë se disa tjera nuk kam çfarë të bëjë pasi krizë e madhe e ka kapur vendin tonë. Më falni jam për ngut sepse më duhet të përgatitem për shkollë”, ka deklaruar ajo.

SHKARKO APP