FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nëna braktis foshnjen në tualetin e aeroportit, s’donte të humbiste fluturimin

Një foshnje e porsalindur ka vdekur pasi u braktis në tualetin e një aeroporti nga nëna e saj e cila raportohet se e la foshnjen për arsye se nuk donte që të humbiste fluturimin e saj.

Foshnja u gjet e gjallë në tualetin e aeroportit ndërkombëtar të Vjenës nga pastruesit. Shërbimet e emergjencës u lajmëruan menjëherë, por fëmija vdiq më vonë në spital.

Nëna e fëmijës, 27-vjeç, u gjet disa minuta më vonë në terminalin e aeroportit në gjendje të paqëndrueshme dhe u dërgua në spital së bashku me fëmijën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat lokale raportojnë që nëna la fëmijën që të mos humbiste fluturimin e saj për në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë e më pas edhe në Uashington DC, shkruan The Independent.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gruaja, e cila është studente me prejardhje nga Nigeria, është arrestuar dhe vënë në paraburgim, ndërsa zyrtarët kanë urdhëruar për kryerjen e autopsisë, për të zbuluar shkakun e vdekjes së foshnjës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?