Nëna e Alexei Navalny tregon se ka parë trupin e djalit të saj: Autoritetet ruse më kër*ënuan

Nëna e Alexei Navalny ka pohuar se ajo ka parë trupin e pajetë të të birit, thuajse një javë pas vdekjes së tij në një burg në Arktik. Ajo ka rrëfyer se është kërcënuar nga zyrtarët rusë pasi i treguan trupin e tij.

Lyudmila Navalnaya, 69 vjeç, tha se zyrtarët i thanë asaj se nëse ajo nuk pranon një funeral të fshehtë, ata do të “bëjnë diçka” me trupin e djalit të saj.

Në një video të postuar në YouTube, ajo akuzoi hetuesit rusë se e “shantazhuan” për të mbajtur një ceremoni mortore ndaj kritikun më të shquar të Putinit pa praninë e vajtuesve. “Ata po më shantazhojnë, duke më vendosur kushtet se ku, kur dhe si duhet të varroset Alexey”,-tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?