Nëndetësja e huaj spiunon stërvitjet detare të Iranit

Një nëndetëse e panjohur nga flota iraniane u identifikua gjatë stërvitjes raketore detare të Marinës ushtarake të Teheranit ‘Eqtedar-99’. Stërvitja u krye në brigjet e Makran, në Gjirin e Omanit dhe në veri të oqeanit Indian.

Kjo u deklarua nga Forcat e Armatosura iraniane, sipas së cilës nëndetësja, origjina e së cilës nuk përcaktohet, do të ishte përpjekur t’i afrohej zonës së manovrimit, por do të ishte larguar pasi të identifikohej nga helikopterët e mbikëqyrjes.

Transportuesi i helikopterëve Makran mori pjesë në ”Eqtedar-99”, është anija më e madhe ushtarake e ndërtuar ndonjëherë në Republikën Islamike, e aftë të mbajë deri në 7 helikopterë dhe të mbështesë flotën në ujërat e largëta, veçanërisht në Detin e Kuq, në Oqeanin Indian dhe ngushticën Bab el-Mandeb.

SHKARKO APP