Nëntë shtete i luten Britanisë: “Të lutem qëndro në BE”
Të paktën nëntë vende të Bashkimit Europian kanë bërë thirrje ndaj Britanisë për të votuar qëndrimin e saj, në referendumin e ardhshëm. Një sondazh i kryer nga TNS gjeti se shumica e njerëzve në Danimarkë, Holandë, Irlandë, Luksemburg, Francë, Gjermani, Republika Çeke, Poloni dhe Finlandë, shpresojnë se Britania e Madhe nuk do të votojë daljen nga BE-ja.
Sondazhi ka zbuluar se njerëz nga Irlanda e mbështesin qëndrimin me 70 për qind, në Gjermani me 79 për qind, në Poloni me 64 për qind dhe në Finlandë me 62 për qind.
Më tej citohet se Republika Çeke ishte në favor të Britanisë për qëndruar , me një diferencë prej 62 për qind, ndërsa në Poloninë fqinje rezultati ishte 64 për qind për mbeten në BE. Danimarka kërkoi me 62 për qind mbetjen, ku Luksemburgu me 66 për qind në favor të Britanisë së Madhe për të qëndruar dhe Franca me 65 për qind i bashkohet vende pro qëndrimit të saj.
Sipas artikullit të publikuar në ”The Express”, thuhet se: ”Në krahasim me një sondazh të ngjashëm të kryer në prill, Franca ishte më shumë kundër Brexit, por në Gjermani hendeku mes atyre në favor dhe kundërshtare ka një ngushtim të lehtë. Megjithatë, votimi i fundit në Britani sugjeroi se shumë njerëz në kontinent do të mund të jenë të pakënaqur për referendumin e 23 qershorit’‘.
Në sondazhin e fundit, ishte vetëm 43 për qind për të qëndruar. Sondazhet vijnë pas një politikan i lartë Europian ka pranuar se BE-ja ende mund të vazhdojë edhe pa Britaninë e Madhe. Nënkryetar i Parlamentit Europian, Alexander Lambsdorff tha se ndërsa ai shpreson që Britania do të qëndrojë në BE, i ashtuquajturi projekti Europian do të kryejë çdo gjë që ka ndodhur.
Ai tha se: “Një Bashkim Europian pa Gjermania apo Francën është plotësisht e paimagjinueshme, por kemi pasur një BE pa Britaninë që në fillim. Ky nuk do të jetë fundi i Projektit të Europës”.
Burimi: The Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

