Nesër me sytë nga qielli, do shihni super hënën e fundit për 2023

Hëna e plotë do të shkëlqejë në orët e para të mëngjesit të 29 shtatorit, duke shënuar gjithashtu super-hënën e katërt dhe të fundit të vitit 2023.

NASA njofton se hëna e plotë e shtatorit do të arrijë kulmin e ndriçimit rreth orës 5:58 të mëngjesit të së premtes, por pritet të shfaqet tërësisht e ndriçuar deri të shtunën në mëngjes.

Hëna e plotë e shtatorit do të duket rreth 5% më e madhe dhe 13% më e ndritshme se hëna e plotë mesatare. Super-hëna më e afërt e vitit ndodhi më 30 gusht, kur Hëna ishte vetëm 221,954 milje (357,200 kilometra) larg Tokës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?