Nga nesër EES bën hyrjen dhe daljen më transparente në BE
Nga 10 prilli, qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në 29 vendet e hapësirës Shengen do të përballen me procedura të reja kufitare, njofton Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ).
Sistemi Europian i Hyrjes/Daljes (EES) zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrim elektronik të hyrjeve dhe daljeve, duke përfshirë të dhënat e pasaportës, fotografitë dhe gjurmët e gishtërinjve. Refuzimi i dhënies së të dhënave biometrike do të sjellë refuzimin automatik të hyrjes.
EES ka nisur të aplikohet pjesërisht nga tetori 2025, por nga nesër do të përdoret për të gjithë shtetasit që qëndrojnë deri në 90 ditë brenda 180 ditëve në zonën Shengen. MEPJ paralajmëron për vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore dhe rekomandon paraqitje më herët për udhëtim.
Pasaporta duhet të jetë e vlefshme dhe nuk kërkohet aplikim paraprak, pasi regjistrimi bëhet në kalimin kufitar. Qytetarët këshillohen të informohen paraprakisht mbi procedurat dhe të planifikojnë kohën shtesë për kontrollet kufitare.
KOHA JONË SONDAZH

