Nga “Only Fans” te fitorja në zgjedhjet lokale

Maria Fernanda Vargas, e njohur si Mafer, ishte pothuajse e panjohur, përveç atyre që e ndiqnin në platformën Only Fans, ku modele dhe persona të zakonshëm hedhin foto +18. Nga ky aktivitet ajo fitonte mijëra dollarë në muaj, tmerrësisht shumë për një vajzë nga qyteza e Simon Bolivar në Ekuador.

Ajo nuk do të kujtohet më si një modele sensuale, por si kryebashkiakja e parë femër. Mafer fitoi zgjedhjet me 47.76% të preferencave, e mbështetur nga partia e ish-presidentit Rafael Correa. Një nga shtyllat e platformës së saj janë të drejtat e grave në një shoqëri shumë konservatore si ajo e Ekuadorit.

Vetë ajo ka qenë protagoniste e dhunës, në 2013 kur u sulmua nga tre gra për shkak të aktivitetit të saj në Only Fans, duke detyruar modelen të kryej një ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë. Traumën e asaj dite ajo e largoi duke u diplomuar në fakultetin Juridik dhe duke arritur një nga fitoret me të bujshme të historisë së vendit të Amerikës Latine.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?