Nga spitali në shtëpi dhe nga shtëpia në zyrë, zbulohet se kur kthehet Johnson në krye të detyrës

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson me sa duket e ka fituar përfundimisht betejën e tij me koronavirusin, ku pas daljes nga spitali u voendos në shtëpinë e tij.

Mediat briotanike shkruajnë se Johnson do të ‘braktisë’ edhe banesën tashme pasi ka vendosur të rikthehet në zyrën e tij, ndërsa e pret një sfidë mjaft e madhe në përballimin e situatës me koronavirusin që ka gjunjëzuar vendin.

Të hënën kryeministri britanik  ka vendosur të kthehet në punë në orarin e tij normal, ku do të punojë lidhur me dilemën se kur do të lehtësojë shtet rrethimin, pra masat e marra kundër përhapjes së pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri britanik e la spitalin rreth dy javë më parë, pasi rezultoi negativ në testin e dytë të Covid-19 dhe vendosi që të rikuperohej plotësisht në shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?