Ngjarje e rëndë në familjen shqiptare në Zvicër, vajza vret babain
Një 18-vjeçare me origjinë nga Kosova është arrestuar Zurich të Zvicrës me akuzën për vrasjen e babait. Ngjarja e rëndë u shënua pak para orës 7 të mëngjesit të së enjtes.
Pas një konflikti të dhunshëm familjar, policia gjeti të plagosur rëndë në një apartament në Zurich-Wollishofen kryefamiljarin 47 vjeçar, gruan 50-vjeçare dhe vajzën 18 vjeçe. 47-vjeçari, me origjinë nga Kosova por nënshtetësi zvicerane, u identifikua si Valentin.T. Ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Gruaja e tij Marina T. dhe vajza Jasmin T. po mjekohen në spital. Të Premten, Prokurori Publik i Zurich njoftoi arrestimin e vajzës 18 vjeçare. Sipas tij, ajo e qëlloi të atin gjatë një mosmarrëveshje familjare.
Babai i dy fëmijëve, Valentin T., u zhvendos nga Kosova në Zvicër në moshën 17 vjeçare dhe jetoi në Horgen për një kohë të gjatë. Ai kishte bërë punë të ndryshme gjatë kësaj periudhe por së fundmi kishte hapur një biznes makinash që e drejtonte me gruan Marina.
KOHA JONË SONDAZH

