Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ngjarje që ndryshoi botën, sot 35 vite nga shembja e Murit të Berlinit

Bota E shtunë, 9 Nëntor 2024 09:32
Ngjarje që ndryshoi botën, sot 35 vite nga shembja e Murit të Berlinit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga DW

Më 9 nëntor, Gjermania feston 35 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Një ngjarje që ndryshoi botën. Një vit më vonë, më 3 tetor 1990, Gjermania u ribashkua pas 41 vitesh ndarjeje. Me rrëzimin e diktaturës së dytë në tokën gjermane, pra fundin e RDGJ-së, u zhduk nga harta politike kampi real-socialst në Evropë. Konflikti Perëndim-Lindje përfundoi. 9 nëntori 1989 shënon një ditë me rëndësi të veçantë për historinë e Gjermanisë dhe të Evropës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Para 7 orësh
Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Para 10 orësh
Franca përfshihet nga dhuna: Protestat për krizën e jetesës përshkallëzohen

Franca përfshihet nga dhuna: Protestat për krizën e jetesës përshkallëzohen

Para 11 orësh

Por në kalendarin historik gjerman 9 nëntori ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në epoka të tjera: më 9 nëntor 1918 socialdemokrati Philipp Scheidemann, deklaroi nga një ballkon i Reichstag-ut (parlamenti) në Berlin se Gjermania ishte tashmë Republikë. Monarkia e perandorit Wilhelm II kishte marrë fund: “Punëtorë dhe ushtarë, ndërgjegjësohuni mbi kuptimin historik që sjell kjo ditë. Ka ndodhur diçka e padëgjuar: Do të hasim punë të mëdha dhe të vështira. Gjithçka për popullin, gjithçka me popullin. Nuk do të lejohet të ndodhë asgjë që mund të cënojë nderin e lëvizjes punëtore. Jini të bashkuar, të sinqertë dhe të përgjegjshëm. E vjetra dhe e krisura, monarkia u shemb. Rroftë e reja, rroftë Republika e Gjermanisë.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Demokracia e re në Gjermani pati një fillim të vështirë. Të majtët dhe të djathtët donin ta rrëzonin atë sa më parë. Më 9 nëntor 1923 në Mynih qindra nacionalsocialistë (nazistë) vërshuan drejt ndërtesave shtetërore në një përpjekje për puç. Udhëheqësi i tyre ishte Adolf Hitler, i cili 10 vite më vonë do të merrte në mënyrë totalisht ligjore pushtetin në Gjermani dhe do të shkaktonte krizën më të madhe në histori: Luftën e Dytë Botërore.

Gjatë kësaj lufte hebrejtë u luftuan sistematikisht, deri sa në vitin 1942 filloi makineria për asgjësimin e plotë të tyre. Më 9 nëntor 1938, pra para fillimit të Luftës, në mbarë Gjermaninë iu vu zjarri sinagogave, dyqanet e hebrejve u shkatërruan pothuajse të gjitha. Rreth 100 njerëz u vranë, 26.000 të tjerë u deportuan në kampe përqendrimi. Pogromi u quajt në mënyrë cinike “Reichskristallnacht” dhe do të shërbente si “provë e parë gjenerale” për Holokaustin. 9 nëntori 1938 është data më e tmerrshme në radhën e ditëve historike gjermane.

Një kontrast gjigant ishte 9 nëntori 1989, dita e rënies së Murit të Berlinit. “E pabesueshme” ishte fjala që dëgjohej më shpesh atë natë, kur qytetarëve të RDGJ-së iu hapën krejt papritur kufijtë. Në fakt muaj më parë ishin zhvilluar demonstrata kundër regjimit totalitar të shtetit RDGJ. Mijëra njerëz kishin hyrë në ambasadën e RFGJ-së dhe të disa vendeve evropiano-lindore duke kërkuar azil politik. Presioni për të lehtësuar mundësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve të RDGJ-së kishte muaj që rritej nga dita në ditë. Por me atë që ndodhi më 9 nëntor 1989 nuk kish llogaritur askush: Kur gjatë një konference ndërkombëtare në Berlinin Lindor u deklarua, se do të hynin menjëherë në fuqi ligje të reja për lëvizjen e lirë, nuk kishte më asnjë mundësi për t´i ndaluar masat. Dhjetëra mijëra njerëz kaluan menjëherë kufirin e brendshëm të qytetit të ndarë Berlinit. Gëzimi ishte në kuptimin e plotë të fjalës `pakufij’.

Pas kësaj nate nuk kishte më kthim pas. E çara e parë në Murin e Berlinit solli shembjen e plotë të sistemit të sëmurë. Data 9 nëntor shkruajti për herë të katërt historinë gjermane, por këtë radhë histori të mrekullueshme. Këtë fakt nuk e ndryshojnë dot as vështirësitë që solli në Gjermani rënia e Murit të Berlinit. Krijimi i unifikimit së brendshmi ka nevojë për më shumë kohë se sa ribashkimi shtetëror.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 6 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 7 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 7 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 11 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 9 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 7 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.