Negociatat me Shqipërinë, Nikos Kotzias kërcënohet me vdekje
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dhe familja e tij janë kërcënuar me vdekje, teksa kanë marrë prej muajsh të tërë pako kërcënuese.
Ai ka treguar se kutitë kanë qenë të mbushura me gjak, fishekë dhe baltë.
Kotzias thotë se kërcënimi i vjen pas negociatave me Shkupin dhe Tiranën.
Ka disa muaj në fakt që ministri i Jashtëm grek deklaron se merr kërcënime përmes letrave apo mënyrave të ndryshme.
Ai thotë se prokuroria nuk reagon pas gjithë denoncimeve dhe deklaratave të tij.
Ndër të tjera duke folur për radio 24/7, Kotzias deklaroi:
“Pas negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë jam i urryer. Po më kërcënojnë me vdekje. Opozita ka një retorikë urrejtjeje.Këtu ka vepra penale që shkojnë në krime. Kam gjetur telefonat dhe emrat e njerëzve që janë duke u kërcënuar për shantazh dhe në vend të nderhyje prokuroria nuk po behet gje. Po flasim për një gjendje të gjuhës së urrejtjes, e cila duhet të përfundojë.”
KOHA JONË SONDAZH

