Nisin gjyqet në Turqi – Kërkohen tre dënime me vdekje për secilin nga 21 policët e puçit

Turqia ka nisur procesin e parë gjyqësor për të akuzuarit si pjesëmarrës në tentativën e dështuar për grusht shteti. Përpara trupës gjykuese janë vendosur 29 oficerë policie, ku për shumicën prej tyre, prokuroria ka kërkuar nga tre burgime të përjetshme për secilin. Këto kërkesa janë konsideruar si absurde nga avokatët e policëve që nga ana tjetër bëjnë thirrje për procese të rregullta ligjore.

Pas disa muajve të mbushur me arrestime dhe shkarkime nga detyra, Turqia ka nisur më në fund procesin gjyqësor për pjesëmarrësit në tentativën e dështuar të grushtit të shtetit, teksa përpara trupës gjykuese janë vendosur 29 oficerë policie.

Seanca gjyqësore për ta nisi ditën e martë, nën masa mjaft të rrepta të rrepta sigurie, në një gjykatë që ndodhet në pjesën perëndimore të Stambollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi të pandehurit rëndojnë akuza të ndryshme, përfshirë mos-bindje ndaj urdhrit për të mbrojtur Presidentin Rexhep Taip Erdogan gjatë natës që ndodhën ngjarjet, si dhe pjesëmarrja në tentativën për rrëzimin e qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për t’u theksuar është fakti se prokurorët kanë kërkuar dënime mjaft të ashpra.

Organi i akuzës kërkon dënim me tre burgime të përjetshme për secilin për 21 policë, ndërkohë që për tetë të tjerët është kërkuar si masë ndëshkimore, heqja e lirisë në afate midis 7 vite e gjysmë dhe 15 vite.

Këto kërkesa janë konsideruar absurde nga avokatët dhe përfaqësuesit ligjore të policëve.

Këta të fundit bëjnë thirrje për proces të rregullt ligjor, si dhe për respektimin e parimeve si sundimi i ligjit dhe proporcionaliteti. Megjithatë, me interes të madh do të pritet se çfarë vendimi do të marrin gjyqtarët vendas.

Turqia ka burgosur dhe ka shkarkuar nga detyra qindra-mijëra persona që akuzohen për pjesëmarrje në tentativën e dështuar të grushtit të shtetit si dhe për mbështetje ndaj klerikut, Fetullah Gulen.

Disa muaj më parë, Presidenti i vendit Rexhep Taip Erdogan, tha se po konsiderohej rikthimi i dënimit me vdekje në legjislacion, pasi sipas tij, ky është një vullnet i popullit.

Deklaratat e tij u pritën me kundërshtime të ashpra nga ana e BE-së, gjë që çoi edhe në ftohjen e marrëdhënieve mes palëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?