Nisma ndryshe e Serbisë – Po përdor të dënuarit për të prodhuar maska mbrojtëse ndaj koronavirus
Të dënuarit me burgim po ndihmojnë Serbinë të prodhojë maska kirurgjikale dhe mjete të tjera mbrojtëse pas një rritje të kërkesës së shkaktuar nga shpërthimi i koronavirusit.
Në një strukturë korrektuese në qytetin jugor të Nishit, rreth 120 të dënuar po prinin dhe qepnin rroba duke krijuar qindra maska për fytyrën. Ata gjithashtu prodhojnë rroba pune pambuku për stafin mjekësor.
Puna e të dënuarve është vlerësuar nga Presidenti Aleksandar Vucic.
Që kur koronavirusi u përhap në Serbi në fillim të këtij muaji, maskat për fytyrën kanë qenë një mall i kërkuar në vendin e Ballkanit dhe janë ende në furnizim të pakët.
Dejan Carevic, kreu i Departamentit të Ministrisë së Drejtësisë për Sanksione Penale, tha se maskat përdoren kryesisht për të mbuluar nevojat e stafit të departamentit, por çdo tepricë i është dorëzuar shtetit për shpërndarje diku tjetër.
Prodhimi i veshjeve mbrojtëse filloi në katër ambiente korrigjimi përpara se koronavirusi të përhapej në Serbi, por javët e fundit prodhimi është rritur trefish në rreth 3,000 copë në ditë.
Edhe pse shumë të dënuar kanë dalë vullnetarë për të punuar, jo të gjithë kualifikohen pasi duhet të marrin leje fillimisht për të përdorur makina qepëse, tha Carevic.
Burimi: MSN – SCAN