Një demokrat për postin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes

Gazeta New York Times raportoi se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po e shqyrton emërimin e ish-senatorit demokrat, Jim Webb, për sekretar të ardhshëm të Mbrojtjes.

Sipas raportit, zyrtarë të administratës e kanë kontaktuar Webb për mundësinë e emërimit në pozitën e shefit të Pentagonit. Patrick Shanahan, ish-shef ekzekutiv i kompanisë së avionëve Boeing, është aktualisht ushtrues i detyrës së sekretarit të Mbrojtjes. James Mattis ka dhënë dorëheqje nga pozita, muajin e kaluar, në shenjë proteste ndaj politikave të presidentit Trump.

Webb ka shërbyer si sekretar i Marinës nën presidentin republikan, Ronald Reagan. Webb, 72 vjeç, është një veteran i dekoruar i luftës që ka shërbyer në Luftën e Vjetnamit. Shtëpia e Bardhë nuk e ka komentuar raportin në New York Times, ndërsa gazeta tha se Webb nuk i është përgjigjur kërkesës për komente.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?